Nga Soni Memoci
Më 15 deri më 17 maj 2026, Castel Maggiore në Bolonjë të Italisë mirëpriti edicionin e tretë të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Con-Versi-Amo con il Mondo”, një aktivitet kulturor që bashkoi poetë, autorë dhe artistë nga Italia, Shqipëria dhe Kosova në një dialog të hapur mes kulturave, gjuhëve dhe traditave. Festivali u organizua me drejtimin artistik të poetes dhe promovueses kulturore Dr. Claudia Piccinno, në bashkëpunim me Komunën e Castel Maggiore, Unione Reno Galliera, AUSER Bologna dhe qendra të ndryshme kulturore italiane.
Në mesin e të ftuarve ndërkombëtarë ishin emra të njohur të letërsisë shqiptare si Agron Shele, Entela Kasi, Jorida Tollkuçi dhe Jeton Kelmendi, të cilët me krijmtarinë e tyre sollën në skenën italiane zërin dhe identitetin e krijimtarisë shqiptare bashkëkohore. Pjesëmarrja e tyre shënoi një moment të rëndësishëm për prezantimin e poezisë dhe letërsisë shqiptare në një mjedis ndërkombëtar.
Programi i festivalit u shtri në tri ditë me aktivitete të ndryshme artistike dhe kulturore. Hapja u zhvillua në Sala Cutuli pranë Parco del Sapere, ndërsa ditët në vijim sollën dialogje ndërkulturore, takime poetike dhe diskutime mbi rolin e artit në afrimin e popujve. Një nga risitë e këtij edicioni ishte aktiviteti “A tavola con i poeti” (“Në tryezë me poetët”), një darkë e hapur për publikun me synimin për të krijuar lidhje më të afërta mes artistëve dhe komunitetit.
Organizatorët e konsideruan festivalin si një urë të rëndësishme mes Italisë, Shqipërisë dhe Kosovës, duke theksuar lidhjet historike e kulturore që bashkojnë këto vende. Sipas drejtueses artistike Claudia Piccinno, aktiviteti synon të ndërtojë hapësira ku poezia dhe arti bëhen gjuhë universale të komunikimit.
Prania e autorëve shqiptarë në këtë festival ndërkombëtar përbën jo vetëm një sukses individual, por edhe një vlerë të rëndësishme për promovimin e kulturës shqiptare jashtë kufijve. Përmes poezisë, artit dhe dialogut kulturor, festivali dëshmoi se letërsia vazhdon të mbetet një nga format më të fuqishme për të afruar popujt dhe për të krijuar ura mirëkuptimi mes kombeve.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.