Në ambientet e Universiteti i Kretës u zhvillua një takim mbi dygjuhësinë dhe ruajtjen e gjuhës së trashëgimisë kulturore, në kuadër të lëndës “Dygjuhësia dhe mësimi i greqishtes si gjuhë e dytë” me studentë të fakultetit të arsimit fillor.
Aktiviteti u organizua nga pedagogia e këtij fakulteti znj. Aspasia Hatzidaki dhe kishte në fokus rëndësinë e ruajtjes së gjuhës amtare tek fëmijët e diasporës, si dhe rolin e familjes dhe shkollës në këtë proces.
E ftaur në këtë akrivitet mësuesja e gjuhës shqipe në Greqi, Aurela Konduri, ndau me studentët përvojën e saj në mësimdhënien e shqipes për fëmijët shqiptarë në diasporë, duke u ndalur tek faktorët që ndikojnë në marrëdhënien e fëmijëve me gjuhën dhe identitetin kulturor.
Diskutimi u përqendrua te qëndrimet gjuhësore të prindërve, motivet që i shtyjnë ata të ruajnë gjuhën e origjinës tek fëmijët dhe sfidat që hasen në procesin e mësimit të shqipes në një mjedis dygjuhësh.
Gjatë prezantimit, Aurela Konduri paraqiti edhe praktika didaktike që nxisin përdorimin paralel të gjuhës shqipe dhe greke në klasë, duke theksuar rëndësinë e dygjuhësisë si një vlerë edukative dhe kulturore.
Një vëmendje e veçantë iu kushtua përdorimit të gjuhës greke si mjet pedagogjik për mësimin e shqipes si gjuhë e dytë, përmes metodave dhe aktiviteteve që ndihmojnë në zhvillimin gjuhësor, pjesëmarrjen aktive dhe kuptimin më të mirë të nxënësve.
Në takim mori pjesë edhe mësuesja e shkollës shqipe në Rethimno, znj. Edlira XHani Velaj e cila foli për punën e vazhdueshme të mësuesve dhe komunitetit shqiptar në ruajtjen dhe promovimin e gjuhës shqipe në Kretë.
Sipas pjesëmarrësve, mbështetja e komunitetit shqiptar dhe bashkëpunimi me pushtetin vendor në Retimno kanë luajtur një rol të rëndësishëm në forcimin dhe vazhdimësinë e shkollave shqipe në rajon.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.