Për ne emigrantët, radio ‘Jehona e Shqipes’ ka qenë një dritë shprese

E martë, 17 Nëntor, 2026

Nga Amet Gjana

Ndonëse ka disa ditë që mora pjesë në festën e 40-vjetorit të emisionit radiofonik “Jehona e Shqipes”, nuk e lija dot pa i shtuar urimet e mia përgëzuese së pari për ata, shumica të ndjerë tani, që morën përsipër këtë nismë përpara 40 vitesh, dhe të gjithë atyre që po e vazhdojnë edhe sot.

E kujtoj me shumë emocione atë moment të bekuar dhe nuk kam për ta harruar kurrë se si ky zë dhe ky emision e nxori komunitetin shqiptar nga plogështia dhe nga izolimi i thellë politik e kulturor që e mbyste e e paralizonte.

Sa me padurim e prisnim të gjithë ditën e diel për të dëgjuar emisionin! Ishte një takim i shenjtë javor që na bënte të ndiheshim të barabartë e me dinjitet të plotë këtu në Belgjikë, duke na bashkuar rreth të njëjtës vuajtje: asaj të te qenit Shqiptarë në qëndresë kundër diktaturës së egër në Shqipëri dhe kundër shtypjes e aparteidit kriminel që vuanim në trojet e okupuara në ish-Jugosllavinë.

Ky emision ishte, mbi të gjitha, një hapësirë e jashtëzakonshme lirie. Ai na ndihmonte ne këtu në mërgatë, por u jepte zemër edhe vëllezërve e motrave tona atje. Lindja e këtij zëri në gjirin e diasporës sonë dhe dëgjimi i tij me devotshmëri na jepte një fuqi të vërtetë, një ndjesi se mund të ndryshonim gjërat e të ndikonim për mirë në fatet e kombit tonë.

Është e rrugës të theksohet se nisja e një emisioni të tillë në atë kohë ishte një vepër pothuajse heroike, duke pasur parasysh presionet e mëdha dhe sakrificat që u deshën kaluar nga nismëtarët e parë. Por sigurisht se qëndrueshmëria i takon një njeriut te përkushtuar me një fuqie vetëmohuese si Sakip Skepit e që përbën një shembull frymëzimi për të gjithë shqiptarët në Belgjikë.

Falë tij, ky emision vazhdon edhe sot të jetë një dritare e hapur dhe një kuvend i pavarur i mendimit të lirë.

Gjërat kanë ndryshuar sot kur Shqipëria ka përmbysur diktaturën dhe Kosova është bëre e pavarur. Fjala është më e lirë dhe mjetet e informimit janë shumë të përhapur por emisioni vazhdon të mbetet një zë i vyer që jep një mendim ndryshe në rrugëtimin e Shqipërisë dhe Kosovës drejt demokracisë funksionale. Ai vazhdon të denoncojë shkeljet e shpeshta të të drejtave të Shqiptarëve që fatkeqësisht ende ekzistojnë në tokat e pushtuara shqiptare.

Mbi të gjitha, “Jehona e Shqipes” mbetet një mjet i fuqishëm i bashkimit kombëtar dhe i idealit të Shqipërisë Natyrale.

Gëzuar 40 vjetorin dhe mirënjohje të përjetshme!

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.