Nga shkolla shqipe në Ferrara deri në arenat ndërkombëtare të shahut, tre motrat shqiptare Asia, Cloe dhe Alizè Gjoka janë një histori suksesi dhe krenarie për komunitetin shqiptar në Itali.
Dy prej tyre, Cloe në kategorinë U10F dhe Alizè në kategorinë U08F, janë shpallur kampione rajonale në Emilia Romagna.
Ndërsa Alizè do të marrë pjesë në turneun ndërkombëtar që zhvillohet në Batumi, Gjeorgji.
Vajzat janë nxënëse të shkollës së gjuhës shqipe në Ferrara dhe mund të konsiderohen një shembull frymëzues për fëmijët shqiptarë në diasporë. “Për klasën tonë ato mbeten krenari”, thotë Mirela Kristo, Drejtuese e Shkollës Shqipe “Ferrara” dhe i ndjekim me admirim sukseset e tyre.
Familja Gjoka ka origjinë nga Lezha. Babai jeton prej rreth 30 vitesh në Itali, ndërsa nëna prej 16 vitesh. Edhe pse shahu nuk ka qenë traditë familjare, përveç gjyshit nga ana e babait që e luante këtë sport, pasioni për të lindi krejt rastësisht.
Gjithçka nisi pas shikimit të serialit të famshëm “The Queen’s Gambit” (“Regina dei Scacchi”). Kureshtja e parë u kthye shumë shpejt në pasion dhe më pas në talent të vërtetë. Prej dy vitesh, tre motrat stërviten pranë “Circolo Estense” në Ferrara, ku rezultatet nuk munguan që në fillim.
Ato janë shpallur disa herë kampione rajonale për grupmoshat përkatëse dhe tashmë po bëjnë emër edhe në arenën ndërkombëtare.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.