SHBA/ Shoqata “Iliria” Në St. Louis zgjedh drejtuesit e rinj

E martë, 17 Nëntor, 2026

Shoqata “Iliria” në Saint Louis, Missouri, ka përmbyllur procesin zgjedhor për mandatin e katërt 2026–2028, duke zgjedhur Bordin e ri Drejtues dhe më pas Kryesinë që do të udhëheqë organizatën në dy vitet e ardhshme.

Pas votimit të anëtarësisë, bordi i sapozgjedhur zhvilloi mbledhjen e parë konstituive, ku me votim të fshehtë u zgjodh në krye të shoqatës Afet Fejza, i cili do të mbajë detyrën e Kryetarit të Shoqatës ILIRIA.

Struktura e re drejtuese u plotësua me Ramadan Hajdini dhe Valon Ibishi në postin e Nënkryetarëve, Adrian Rexhepi si Sekretar dhe Elona Dyshniku si Financiere, duke formuar kështu ekipin drejtues për mandatin e ri.

Procesi zgjedhor u shoqërua nga pjesëmarrja aktive e anëtarësisë duke reflektuar vazhdimësinë e traditës organizative të shoqatës ILIRIA në komunitetin shqiptar të St. Louis-it.

Në përputhje me praktikën e shoqatës, ceremonia përfundimtare u shoqërua me një moment simbolik dhe solemn, ku kryetari i deritanishëm, z. Besian Gjika, i dorëzoi kryetarit të ri flamurin kombëtar shqiptar. Ky gjest u vlerësua si simbol i vazhdimësisë institucionale, besimit dhe përgjegjësisë së përbashkët në shërbim të komunitetit.

Shoqata ILIRIA shprehu mirënjohje për të gjithë anëtarët që morën pjesë në procesin zgjedhor, duke theksuar rëndësinë e angazhimit komunitar dhe transparencës në funksionimin e saj.

Në deklarimet pas zgjedhjeve, drejtuesit e rinj u angazhuan për të vijuar punën në forcimin e lidhjeve mes shqiptarëve në diasporë, ruajtjen e identitetit kulturor dhe zhvillimin e aktiviteteve që i shërbejnë komunitetit shqiptar në St. Louis dhe më gjerë në Shtetet e Bashkuara.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.