Një mbrëmje për gjuhën, kulturën dhe të ardhmen shqiptare

E martë, 17 Nëntor, 2026

Nga Lirka Kadriu

Në një mbrëmje të mbushur me zemër, solidaritet dhe krenari kombëtare, komuniteti shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar u bashkua për një kauzë që flet shqip – për shkollat shqipe dhe për të ardhmen e fëmijëve tanë.

Mes buzëqeshjeve, bisedave dhe duartrokitjeve, u dëshmua se gjuha jonë nuk është vetëm mënyrë komunikimi, por rrënjë, identitet dhe trashëgimi që jeton përtej kufijve.

Kjo mbrëmje bamirësie ishte më shumë se një aktivitet – ishte një kujtesë se kur shqiptarët bëhen bashkë për dijen, kulturën dhe gjuhën, as distanca nuk mund ta zbehë lidhjen me atdheun.

Mirënjohje të thellë për Shoqatën Ardhmëria dhe përkushtimin e palodhur të Zr. Lutfi Vata, Zj. Anila Kadija dhe Zj. Linda Bazina, si dhe shumë mësueseve të tjera, të cilat prej vitesh mbajnë gjallë frymën shqiptare në diasporë.

Falënderojmë donatorët dhe çdo pjesëmarrës që kontribuoi në këtë mision të bukur kombëtar.

Sepse çdo shkronjë shqip e mësuar nga një fëmijë larg atdheut është një dritë më shumë për kombin tonë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.