Bebe Rexha mbështet protestën e studentëve në Shkup

E martë, 17 Nëntor, 2026

Bebe Rexha ka dalë publikisht në mbështetje të studentëve shqiptarë në Maqedonia e Veriut, të cilët më 18 maj do të protestojnë për të drejtën e zhvillimit të provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.

Përmes një reagimi të publikuar në rrjetet sociale, artistja me famë botërore theksoi rëndësinë që gjuha shqipe ka për identitetin kombëtar të shqiptarëve, duke kujtuar sakrificat ndër breza për ruajtjen e saj.

“Gjuha jonë shqipe është thellësisht e rrënjosur në identitetin tonë. Për breza me radhë kemi luftuar për ta ruajtur dhe mbajtur gjallë”, thuhet në videon e shpërndarë nga këngëtarja në Instagram.

Në mesazhin e saj, Rexha rikujtoi gjithashtu se Maqedonia e Veriut është një shtet multietnik ku gjuha shqipe njihet si gjuhë bashkëzyrtare, duke theksuar se studentët shqiptarë meritojnë të drejta të barabarta në arsim dhe në proceset profesionale.

Protesta e paralajmëruar për 18 maj organizohet me kërkesën që provimi i jurisprudencës të mundësohet edhe në gjuhën shqipe. Kauza e studentëve tashmë ka marrë mbështetje të gjerë nga figura publike, organizata dhe përfaqësues politikë shqiptarë në mbarë rajonin.

Mbështetja e Bebe Rexha është parë si një zë i rëndësishëm ndërkombëtar në favor të të drejtave gjuhësore dhe arsimore të shqiptarëve në vend.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.