Sot ne kemi më shumë teknologji, por jo domosdoshmërisht më shumë komunikim me vlerë. Jehona Shqipes është një institucion identiteti për një komunitet të tërë. 40 vite të Radios Jehona e Shqipes janë 40 vite kujtesë shqiptare në Europë.
Jehona e Shqipes është memorie, identitet dhe zëri i një komuniteti që nuk harroi kurrë gjuhën dhe kombin e vet. Mirënjohje për z. Sakip Skepi, i cili për dekada ka mbajtur gjallë një institucion që i ka lidhur shqiptarët me njëri-tjetrin dhe me atdheun. 


