Kongresmeni amerikan Keith Self u ka bërë thirrje katër shteteve anëtare të NATO-s, që që ta njohin.
Kongresmeni vë në dukje se integrimi i plotë i Kosovës në strukturat euroatlantike është thelbësor për stabilitetin e rajonit.
Self vuri në dukje faktin që Kosova është një nga partnerët evropianë më besnikë të Shteteve të SHBA-ve.
“Përderisa Greqia, Rumania, Spanja e Sllovakia refuzojnë ta njohin aleatin tonë në Ballkan, atëherë s’do të ketë rrugë drejt aspiratës së Kosovës për anëtarësim në NATO. Këto partnere të NATO-s i bashkohen Kinës, Rusisë dhe Serbisë në refuzimin e njohjes së pavarësisë së Kosovës. Kosova ka dëshmuar një përkushtim të qartë ndaj stabilitetit rajonal dhe harmonizimit strategjik me NATO-n. Shtimi i saj në aleancë do të shërbente si kundërshpeshë e domosdoshme për të penguar kundërshtarët tanë dhe për të parandaluar një katastrofë tjetër globale në Ballkan siç ka ndodhur në të kaluarën”, ka thënë Self në seancë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.