Britani e Madhe/ Erza Doda zgjidhet anëtare e këshillit bashkiak në Redbridge

E martë, 17 Nëntor, 2026

Erza Doda, shqiptarja me origjinë nga Kosova, është zgjedhur anëtare e këshillit në Bashkinë Redbridge, Londër, në zgjedhjet lokale në Mbretërinë e Bashkuar, si përfaqësuese e Partisë Laburiste.

Doda, e diplomuar në University College London (UCL) në fushat Politikë, Histori dhe Ekonomi, ka ndërtuar profilin e saj profesional përmes angazhimit në institucione britanike, duke hyrë tashmë edhe në nivelin e përfaqësimit politik vendor.

Zgjedhja është një tjetër rast i përfaqësimit të shqiptarëve në institucionet publike britanike.

Mandati i saj në Redbridge e vendos Dodën në një rol të drejtpërdrejtë në vendimmarrjen lokale, me përgjegjësi në çështje që lidhen me komunitetin, shërbimet publike dhe administrimin vendor.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.