I pranishëm në 40 vjetorin e radios “Jehona e Shqipes” në Bruksel Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha në një postim në X ka ndarë vleresimin e tij për këtë institucion mediatik.
“Kënaqësi e veçantë të merrja pjesë në Bruksel në festimin e 40-vjetorit të Radios “Jehona e Shqipes”, zëri që për katër dekada ka mbajtur gjallë gjuhën, kulturën dhe shpirtin shqiptar në zemër të Evropës.
Mirënjohje për Sakip Skepin dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tij, të cilët, me pasion, përkushtim dhe dashuri për shqiptarinë, kanë bërë që shqipja të jehojë larg atdheut, duke forcuar ndër vite lidhjet e komunitetit tonë në Belgjikë dhe më gjerë.
Për 40 vite, “Jehona e Shqipes” ka qenë më shumë se një radio: ka qenë urë bashkimi, vatër kujtese, zë identiteti dhe dritare komunikimi për mijëra bashkatdhetarë; një institucion i fjalës së lirë që ka zhbërë distancat dhe ka bashkuar zemrat e diasporës shqiptare në Belgjikë dhe në mbarë Evropën.
Diaspora shqiptare, “atdheu jashtë atdheut”, mbetet jo vetëm një burim frymëzimi dhe krenarie, por edhe bartëse besnike e identitetit tonë të përbashkët, e vlerave dhe aspiratës sonë evropiane. Sot, ajo nuk është vetëm pjesë e historisë sonë, por edhe bashkëudhëtare aktive dhe partnere e pandashme në rrugëtimin tonë për Shqipërinë #evropiane.
Kudo ku ruhet e zhvillohet shqipja, kultivohet, transmetohet dhe jeton edhe shqiptaria.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.