Në Rodos ka nisur zbatimi i projektit të përvitshëm “Ishujt 2026”, një nismë që synon t’u sjellë më pranë shërbimet konsullore shtetasve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në ishujt e Greqisë.
Projekti realizohet nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Greqi, në bashkëpunim me IdentiTek SHA dhe nën kujdesin e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme. Ai ka për qëllim lehtësimin e aksesit në aplikimet për dokumente biometrike dhe ofrimin e shërbimeve të tjera konsullore në mënyrë më efikase dhe profesionale.
Ekipi konsullor ka nisur punën në Rodos më 4 maj dhe do të qëndrojë në shërbim të qytetarëve deri më 5 maj, për të vijuar më pas në Kretë gjatë datave 6–7 maj.
Shërbimet në Rodos po ofrohen në adresën: Rruga Diagoridon 3, 85100, në ambientet e DOPAR.
Ndërsa në Kretë në adresën Kidhonias 29, 731 35, (Salla e Shtypit të Bashkisë Hania, kati i parë)




