Shqipja si realitet shkollor në Itali, rruga e hapur nga Dhurata Tusha

E martë, 17 Nëntor, 2026

Nga Yllka Lezo

Në dekadat e fundit, rritja e komunitetit shqiptar në Itali ka sjellë me vete edhe sfidën e ruajtjes së gjuhës dhe identitetit kulturor tek brezat e rinj që rriten në diasporë. Brenda këtij konteksti, mësimi i gjuhës shqipe në shkollat publike italiane përfaqëson një zhvillim të rëndësishëm arsimor dhe kulturor, që lidhet ngushtë me konceptin e edukimit shumëgjuhësor dhe me të drejtën e fëmijëve për të ruajtur gjuhën e tyre amtare.

Një rol pionier në këtë proces ka luajtur mësuesja Dhurata Tusha, e para që arriti të realizojë përfshirjen e gjuhës shqipe në sistemin shkollor publik në Merano, Tiroli i Jugut (Alto Adige).

Që nga viti 2001, Dhurata Tusha jeton në Merano, Bolzano, Itali, ku ka ndërtuar një jetë të qëndrueshme bashkë me bashkëshortin dhe katër fëmijët e saj. Pas një eksperience gjashtëvjeçare si mësuese e gjuhës shqipe në Shqipëri, ajo vendosi të emigrojë, por ndonëse la Shqipërinë nuk la pas dashurinë për gjuhën shqipe. Vitet e punës si mësuese e gjuhë shqipe do ti shërbenin edhe ne vendin e huaj, sidomos në një provincë ku dy gjuhë, gjermanishtja dhe italishtja, dominonin çdo aspekt të jetës së përditshme. Ky ambient shumëgjuhësh nuk ishte pengesë, por sfidë dhe frymëzim për misionin e saj: të siguronte që fëmijët shqiptarë të ruanin gjuhën dhe identitetin e tyre në diasporë.

Në vitet 2006–2008, gjatë praktikës së saj si ndërmjetëse kulturore (mediatrice culturale) në shkollat shtetërore të Meranos dhe rrethinave, Dhurata ndeshi sfida të mëdha. Ajo kujton: “Momenti më i vështirë ishte fillimi. Paraqita në Provincë projektin ‘Gjuha e nënës, gjuhë e parë’. Në një territor ku gjuha e parë është gjermanishtja, ideja që një gjuhë migrante – si shqipja – të hynte në shkollën publike italiane dukej e paimagjinueshme. Nuk kishte modele të ngjashme, ishin mësuar me kurse të organizuara nga Shoqatat shqiptare dhe rezistenca ishte e fortë. Por pikërisht ajo rezistencë më dha forcën të vazhdoj.”

Projektet e hershme ishin sfida e parë, por gjithashtu shënuan lindjen e një vizioni që do të shndërrohej në realitet. Projekti europian “Gjuha e nënës, gjuhë e parë” u kthye në një pikë kthese. Ai e shndërroi idenë personale të Dhurata Tushës në një realitet kolektiv, duke hapur dyer për komunitetin shqiptar në Lana dhe Merano. “Për herë të parë, fëmijët tanë u panë të përfaqësuar në shkolla të paisura me regjistër dhe e aprovuar nga Qendra e gjuhëve. Kjo ndryshoi gjithçka. Për komunitetin shqiptar solli dinjitet, dukshmëri dhe përkatësi,” shpjegon ajo.

Në vitin 2008, Dhurata hapi klasën e parë të gjuhës shqipe në Lana me 8 nxënës. Klasa u njoh dhe u përfshi në programin plotësues të shkollës, me regjistër zyrtar dhe mësim të vlerësuar me nota, ku nota e kursit i bashkangjitet gjuhës përkatëse gjermane kur nxënësit ndjekin shkolla gjermane, dhe italiane kur ndjekin shkolla italiane. Çertifikatat shpërndahen në fund të kursit, duke e bërë progresin e nxënësve të dukshëm dhe të vlerësuar.

Nga tetë nxënës në fillim, sot numri ka arritur në 67, të ndarë në katër klasa. Rritja nuk është thjesht statistikë: ajo reflekton punën e përditshme të Dhurata Tushës dhe ekipit të saj. “Besimi i prindërve, rezultatet e fëmijëve dhe këmbëngulja profesionale kanë mbajtur gjallë këtë rritje. Çdo vit  punojmë mbi programin mësimor duke futur laboratore dhe projekte që realizohen me nxënësit. Kjo u shton atyre dëshirën për të ardhur në shkollën shqipe,” thotë Dhurata.

Një nga pyetjet më të shpeshta por edhe dilemat më të mëdha të prindërve shqiptarë në Itali e Diasporë është edhe pyetja nëse mësimi i shqipes pengon integrimin e fëmijëve në shoqërinë italiane. Përkundrazi, përgjigjet Dhurata: “Një fëmijë që njeh rrënjët e veta ka vetëbesim më të madh dhe integrohet më shpejt. Punoj mbi dy shtylla: identitetin dhe vazhdimësinë. U mësoj fëmijëve të jenë krenarë për origjinën, por edhe të ndihen pjesë aktive e shoqërisë ku jetojnë. Këto dy gjëra nuk përjashtojnë njëra-tjetrën. Fëmijët e shkollave shqipe, 80% e tyre flasin shumë mirë katër gjuhë: gjermanisht, italisht, shqip dhe anglisht.”

Për Dhuratën, objektivat kryesore për një fëmijë shqiptar të lindur ose rritur në Itali janë: vetëdije për identitetin, kompetenca funksionale në gjuhën shqipe, aftësi ndërkulturore, lidhje emocionale me kulturën dhe krenari për ruajtjen e gjuhës. Ajo beson se njohja e gjuhës së nënës është një urë për të kuptuar vetveten dhe për të ndërtuar një integrim të shëndetshëm në shoqëri.

Shkolla shqiptare nuk është thjesht një vend mësimi; ajo përçon edhe vlera kulturore: respekt për familjen dhe traditën, solidaritet, kulturën e mikpritjes, historinë dhe simbolikën shqiptare. “Shpesh, shkolla është bërë ura që lidh brezat. Përmes aktiviteteve kulturore dhe artistike, fjalëve përkujtimore dhe pjesëmarrjes së përfaqësuesve të institucioneve, aktivistëve të mërgatës dhe pjesëtarëve të komunitetit, nxënësit ndihen pjesë e një rrjeti më të madh kulturor dhe emocional,” shpjegon Dhurata.

Paralelisht edh qasja e institucioneve italiane ka ndryshuar rrënjësisht. “Nga mosbesimi fillestar kemi kaluar te bashkëpunimi dhe vlerësimi. Sot mësimi i gjuhës shqipe shihet si realitet, si mjet integrimi dhe si shembull i edukimit shumëgjuhësor,” thotë Dhurata. Modeli i nisur në Lana u shtri në Merano në 2018 dhe nga 2025, edhe në Bolzano dhe Brunico.

Por vizioni i saj shkon përtej numrave dhe shkollave të zgjeruara. Dhurata ka një objektiv ambicioz: futjen e gjuhës shqipe në provimet shtetërore për klasat e tetë dhe vitet e pesta. Prej tre vitesh ajo punon ngushtë me Universitetin e Bolzanos për ta realizuar këtë projekt. “Është e vështirë, por nuk lodhem kur bëhet fjalë për gjuhën shqipe. Dua që ideja dhe puna ime të mbyllet me sukses,” thotë ajo, me vendosmëri dhe pasion që duket në çdo fjalë.

Për mësuesit shqiptarë që duan të ndjekin modelin e saj, këshilla është e qartë: “Të mos dorëzohen në pengesën e parë. Të punojnë me dokumente, argumente dhe profesionalizëm. Të ndërtojnë marrëdhënie me shkollat dhe institucionet. Të jenë të durueshëm. Dhe mbi të gjitha, të besojnë se gjuha amtare nuk është luks, por e drejtë.”

Në çdo fjalë të saj, Dhurata transmeton mesazhin që ka udhëhequr gjithë punën e saj: ruajtja e gjuhës shqipe në diasporë është një detyrim i përbashkët dhe një akt dashurie ndaj identitetit. Trashëgimia kulturore duhet të përcillet ndër breza, duke e mbajtur gjallë si urë lidhëse mes rrënjëve dhe së ardhmes.

Në klasat e ngritura nga Dhurata, fëmijët shqiptarë mësojnë shqipen, por edhe kuptojnë vlerat që lidhen me kulturën dhe historinë e tyre. Ata mësohen të jenë krenarë për rrënjët e tyre, të kuptojnë rolin e tyre në shoqërinë ku jetojnë dhe të ndërtojnë një identitet që nuk është në konflikt me integrimin. “Fëmijët e dinë që të folurit e gjuhës së nënës nuk e ndalon integrimin, përkundrazi, e forcon atë,” thotë Dhurata.

Sot, Dhurata Tusha është më shumë se një mësuese: ajo është një simbol i përkushtimit dhe pasionit për gjuhën dhe identitetin, një urë mes brezave dhe një shembull se si vizioni i një individi mund të bëhet ndryshim kolektiv. Si Këshilltare me detyrë të posaçme për emigracionin dhe integrimin dhe Asesore e Burgraviato-s me përgjegjësi për kulturën, arsimin italian, emigracionin dhe integrimin, ajo ka shndërruar një ide personale në një realitet që sot përfaqëson komunitetin shqiptar në të gjithë Tirolin e Jugut.

“Është emocionuese të shohësh një fëmijë që hyn në klasë dhe flet shqip me vetëbesim. Kjo është shpërblimi im më i madh,” thotë Dhurata, duke përmbledhur gjithë punën, sfidat dhe sukseset e saj. Një histori që nis me vetëm 13 nxënës, dhe që sot ka krijuar një rrjet shkollash të integruara dhe të vlerësuara, duke treguar se përkushtimi, këmbëngulja dhe pasioni për gjuhën amtare mund të ndryshojnë jo vetëm jetën e nxënësve, por të gjithë komunitetin.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.