“Bashkimi Shqiptar Patra” prezanton kulturën shqiptare në Festivalin e 1 Majit 

E martë, 17 Nëntor, 2026

Festivali i 1 Majit në Patra 2026 i organizuar nga Bashkia Patra më 30 prill në sheshin Psilalona, mblodhi dhjetëra shoqata kulturore dhe një numër të madh qytetarësh, cka e shnderroi aktivitetin në një festë të gjallë të diversitetit dhe bashkëjetesës kulturore.

Në këtë aktivitet mori pjesë edhe shoqata “Bashkimi Shqiptar Patra”, me ftesë të organizatorëve, duke përfaqësuar denjësisht komunitetin shqiptar në këtë qytet grek. Në total, 47 shoqata prezantuan programe të ndryshme artistike për publikun që mbushi sheshin.

Shoqata shqiptare solli një program të pasur artistik, ku u ndërthurën elemente të folklorit tradicional me paraqitjen e kostumeve popullore nga të gjitha trevat shqiptare. Në skenë u ngjitën edhe nxënësit e Shkolla Shqipe “Iliria” në Patra, të cilët kontribuan në performancë duke dëshmuar përkushtimin e brezit të ri në ruajtjen e identitetit kombëtar.

Performanca e grupit shqiptar u prit me duartrokitje si nga bashkatdhetarët, ashtu edhe nga publiku vendas.

Përfaqësuesit e shoqatës theksuan se aktivitete të tilla shërbejnë për të forcuar lidhjet komunitare dhe për të promovuar vlerat kombëtare jashtë atdheut. Ata nënvizuan angazhimin e vazhdueshëm për të mbajtur gjallë gjuhën, traditat, kulturën dhe zakonet shqiptare, duke e konsideruar Patrën si  “shtëpinë e dytë”.

Në përfundim, “Bashkimi Shqiptar Patra” shprehu mirënjohje për organizatorët dhe Bashkinë e Patrës për ftesën dhe bashkëpunimin, si dhe përgëzoi të gjithë aktivistët dhe pjesëmarrësit për kontributin dhe përkushtimin e tyre në këtë aktivitet të suksesshëm kulturor.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.