Në Hania të Kretës, shkolla shqipe “Fari i Dijes” vazhdon me përkushtim misionin e saj në edukimin e fëmijëve shqiptarë në diasporë, ndërsa klasat e saj janë rikthyer sërish plot me nxënës me dëshirën për të mësuar gjuhën shqipe.
Atmosfera në klasat e mësimdhënies në Hania përshkruhet si frymëzuese dhe emocionuese, ku dëshira e fëmijëve për t’u ulur në bankat e tyre dhe për të mësuar gjuhën amtare i jep jetë çdo fundjave procesit mësimor.
Një rol të veçantë në këtë mision ka mësuesja Keti, e cila vlerësohet për përkushtimin, profesionalizmin dhe dashurinë ndaj arsimit shqip. Kontributi i saj shihet si një shërbim i çmuar për komunitetin shqiptar në Kretë, duke ndihmuar në ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe identitetit kombëtar tek brezat e rinj.
Përmes këtyre klasave, “Fari i Dijes” nuk është vetëm një shkollë, por një vatër e rëndësishme kulturore ku shqipja vazhdon të jetojë, të mësohet dhe të trashëgohet me krenari.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.