Nga 7 deri më 13 maj 2026 në Berlin do të zhvillohet Festivali i Filmit Shqiptar “Fly Like an Eagle”, një javë kushtuar historisë, trashëgimisë dhe zhvillimit të kinematografisë shqiptare, që do të zhvillohet në kinemanë prestigjioze historike Babylon.
Nata hapëse e festivalit do të mbahet më 7 maj, në orën 19:30, në Babylon Cinema, ku publiku do të ketë mundësinë të ndjekë shfaqjen e filmit klasik shqiptar “Vdekja e Kalit”. Një nga momentet më të veçanta të mbrëmjes pritet të jetë pjesëmarrja e aktorit protagonist të filmit Timo Flloko, i cili është edhe një nga figurat më të rëndësishme të kinemasë shqiptare. Pas shfaqjes, Flloko do të zhvillojë një bisedë të hapur me publikun, e moderuar nga regjisorja Odeta Çunaj.
Nën kurimin e Elson Zgurit, festivali synon të sjellë një përzgjedhje të veçantë filmash që ndërthurin historinë e pasur të filmit shqiptar me krijimtarinë bashkëkohore, duke krijuar një urë mes brezave dhe duke promovuar kulturën shqiptare në një skenë ndërkombëtare.
“Fly Like an Eagle” realizohet me mbështetjen e Ambasadës së Shqipërisë në Berlin, Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit të Shqipërisë, Qendrës Kombëtare të Kinematografisë dhe Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit.
Programi i plotë i festivalit pritet të publikohet së shpejti.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.