Diaspora shqiptare në SHBA dhe roli i saj në Pavarësinë e Kosovës

E martë, 17 Nëntor, 2026

Në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, u zhvillua një aktivitet i veçantë në nderim të rolit të jashtëzakonshëm që diaspora shqiptare në Shtetet e Bashkuara ka luajtur në procesin e Pavarësisë së Kosova.

E ftuar në këtë aktivitet ishte znj. Donika Bardha, e cila foli në emër të familjes Bardha, duke sjellë dëshmi të drejtpërdrejta mbi kontributin e diasporës shqiptare në SHBA dhe veçanërisht të familjes së saj në realizimin e ëndrrës për një Kosovë të lirë dhe të pavarur. Ajo ndau kujtime personale nga pjesëmarrja në tubime për çështjen kombëtare, si dhe nga angazhimi i të atit, Ekrem Bardha, në takime me kongresmenë dhe presidentë amerikanë. Gjithashtu, znj. Bardha theksoi rolin e saj në lobimin për çështjen e Kosovës deri në nivelet më të larta, përfshirë edhe Presidentin e SHBA-së, Bill Clinton.

Në fjalën e tij përshëndetëse, dekani Mark Marku vlerësoi rolin vendimtar të diasporës shqiptare para, gjatë dhe pas luftës së Kosovës, duke theksuar se mbështetja e saj ishte kyçe në ndërtimin e aleancës me SHBA-në. Ai falënderoi znj. Bardha edhe për dhurimin e librit të autorit Ekrem Bardha, “E vërteta – pavarësia e Kosovës, Amerika dhe diaspora”, për bibliotekën e fakultetit.

Ndërkohë, Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Skënder Durmishi, nënvizoi kontributin e Ekrem Bardhës si dëshmitar dhe protagonist në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës.

Për rëndësinë e librit foli edhe Andi Pinari, i cili e cilësoi atë si një dëshmi të gjallë dhe të vyer për rrugëtimin drejt lirisë dhe shtetformimit të Kosovës.

Gjatë aktivitetit, u theksua gjithashtu roli i drejtë i luftës së Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e mbështetur nga NATO dhe SHBA, në mbrojtjen e popullsisë shqiptare nga represioni serb.

Në fund, studentët patën mundësinë të bashkëbisedojnë me znj. Bardha, duke bërë pyetje dhe duke njohur më nga afër përpjekjet e jashtëzakonshme të diasporës shqiptare në SHBA për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.