Një udhëtim unik në kohë është hapur për publikun në Shkodër përmes ekspozitës fotografike “Shqipëria 1921 – Eugène Pittard”, e cila sjell për herë të parë në një format të plotë dhe të kuruar imazhet e rralla të Shqipërisë së fillimshekullit XX.
Ekspozita i kushtohet antropologut dhe studiuesit zviceran Eugène Pittard, i cili së bashku me bashkëshorten e tij Hélène Pittard udhëtuan nëpër Shqipëri në vitet 1921 dhe 1924, duke dokumentuar jetën e përditshme, qytetet, fshatrat dhe peizazhet e paprekura të vendit.
Përmes objektivit të tij, Pittard ka lënë një trashëgimi të vyer fotografike, që sot shërben si dëshmi historike dhe kulturore për Shqipërinë e asaj kohe. Dashuria e tij për vendin nisi që në vitin 1910, pikërisht në Shkodër, gjatë vizitës së parë, duke e kthyer këtë qytet në një pikë referimi të veçantë në veprimtarinë e tij.
Ekspozita, e vendosur në sheshin përpara Bashkisë së Shkodrës, ofron një përvojë të veçantë për vizitorët, duke ndërthurur materialet e shtypura me elementë digjitalë, që e bëjnë më të gjallë dhe ndërvepruese këtë pasuri fotografike.
E hapur nga data 22 prill deri më 7 maj 2026, kjo ekspozitë pritet të tërheqë interesin e qytetarëve dhe vizitorëve, duke rikthyer në vëmendje një kapitull të rëndësishëm të historisë dhe identitetit shqiptar përmes syrit të një studiuesi të huaj që e deshi Shqipërinë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.