Një mbrëmje e jashtëzakonshme artistike u zhvillua në Musée du Louvre, ku Baleti i Paris Opera Ballet performoi nën piramidën ikonike, në kuadër të ekspozitës “Michel-Angel Rodin. Living bodies”.
Në fokus të kësaj nate të veçantë ishte koreografi me origjinë shqiptare, Angelin Preljocaj, me veprën e tij të njohur “Le Parc”, e cila u mirëprit nga publiku për elegancën dhe ndjeshmërinë artistike. Prania e tij në këtë skenë prestigjioze përfaqëson një moment të rëndësishëm për artin shqiptar në arenën ndërkombëtare.
I shoqëruar nga muzikantët e Paris Opera Orchestra, aktiviteti solli dy shfaqje të paharrueshme, duke ndërthurur në mënyrë unike vallëzimin me artin skulpturor. Mbrëmja vuri në pah fuqinë shprehëse të lëvizjes, bukurinë e trupit në dinamikë dhe dialogun intim mes kërcimit dhe skulpturës.
Programi artistik përfshiu gjithashtu vepra të njohura si “Rhapsody” nga Frederick Ashton, “Three Gnossiennes” nga Hans van Manen dhe “Supercorps” nga Yvon Demol.
Ky aktivitet i pazakontë konfirmoi edhe një herë rolin e Paris si një qendër botërore e kulturës, ndërsa suksesi i “Le Parc” dëshmoi ndikimin dhe kontributin e artistëve shqiptarë në skenat më prestigjioze të botës.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.