Pianistja e re nga Mitrovica, Melisa Ibrahimi, ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare të muzikës klasike, duke u shpallur “Ambasadore Artistike e Kosovës në Spanjë” dhe duke u nderuar me çmimin prestigjioz “Award of Supreme Excellence” nga organizata World Piano Association Spain.
Ky vlerësim i lartë konsiderohet një arritje e rëndësishme jo vetëm për karrierën e saj personale, por edhe për promovimin e talentit kosovar në skenën globale. Përmes përkushtimit dhe pasionit të saj ndaj muzikës, Ibrahimi po kontribuon në ndërtimin e urave kulturore mes Kosovës dhe Spanjës.
Lajmin për këtë sukses, Melisa Ibrahimi e ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale, ku ka ndarë emocionet dhe mirënjohjen e saj për këtë vlerësim të rëndësishëm.
“Jam thellësisht e nderuar nga World Piano Association Spain me këtë titull prestigjioz. Ky vlerësim përfaqëson një simbol të fuqishëm të përfaqësimit të Kosovës në Spanjë, një urë e ndërtuar përmes muzikës, përkushtimit dhe pasionit të palëkundur,” ka shkruar ajo.
Ajo theksoi se mbajtja e titullit “Artistic Ambassador of Kosovo – Spain” përbën një përgjegjësi të madhe për të përfaqësuar vendin me dinjitet dhe për të vazhduar ndërtimin e një karriere artistike ndërkombëtare.
Në mesazhin e saj, pianistja falënderoi gjithashtu të gjithë mbështetësit dhe bashkëpunëtorët që kanë qenë pjesë e rrugëtimit të saj, duke veçuar profesorin Giuseppe Devastato për mbështetjen e vazhdueshme, si dhe z. Pierro për dorëzimin e çmimit.
Ky sukses i Melisa Ibrahimit shënon një tjetër hap të rëndësishëm për afirmimin e artistëve shqiptarë në skenën ndërkombëtare dhe dëshmon potencialin e madh që ka rinia kosovare në art dhe kulturë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.