Sopranoja shqiptare me famë ndërkombëtare Ermonela Jaho rikthehet në skenën prestigjioze të Metropolitan Opera në New York me një nga rolet më të rëndësishme të karrierës së saj, Violetën në “La Traviata”, të Giuseppe Verdit.
Artistja ka ndarë emocionet e saj për këtë rikthim, duke theksuar se Violeta nuk është thjesht një rol, por një figurë që ka shënuar rrugëtimin e saj artistik dhe personal. Që në fillimet e saj në Shqipëri, ajo kishte premtuar se një ditë do ta interpretonte këtë rol, i cili më pas u bë një pikë referimi në karrierën e saj.
Pas më shumë se 300 interpretimeve në skena të ndryshme botërore, Jaho rikthehet sërish në këtë personazh, këtë herë në një nga teatrot më të rëndësishëm të operës në botë.
Shfaqjet do të zhvillohen më 6, 9, 13 dhe 16 maj, nën drejtimin e dirigjentit Marco Armigliato.
Sopranoja shqiptare thekson se çdo interpretim i Violettës i zbulon dimensione të reja të personazhit – forcën, ndjeshmërinë dhe sakrificën – duke e bërë këtë rol një përvojë të vazhdueshme artistike dhe emocionale.
Ky rikthim konfirmon edhe një herë vendin e Ermonela Jahos në elitën e skenës operistike ndërkombëtare, duke e bërë atë një nga emrat më të spikatur të artit shqiptar në botë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.