Ansambli Muzikor i Tetovës drejt mbylljes

E martë, 17 Nëntor, 2026

Ansambli Muzikor i Tetovës po përballet me rrezikun e mbylljes, si pasojë e mungesës së theksuar të stafit të punësuar. Brenda insitiuticonit, numri i reduktuar i artistëve dhe punonjësve ka vështirësuar ndjeshëm funksionimin normal të ansamblit, duke rrezikuar seriozishtë vazhdimësinë e aktivitetit të tij. Dirigjentja dhe ish anëtarja e bordit gjatë themelimit, Agona Çupi theksoi se ajo që është më në rrezik është mungesa e punësimeve.

AGONA ÇUPI, DIRIGJENTE DHE ISH ANËTARE E BORDIT

“Arsyja kryesore pse shkojnë tani drejt shkrirjes ose mbylljes, është aryesja sepse nuk ka të punësuar. Për momentin në ansambël gjenden vetëm dy të punësuar të cilët janë marrë me transfer, nuk janë të punësuar me konkurs mbrenda ansamblit, thjeshtë janë administratë të cilët janë marrë me transfer dhe sa herë që janë hapur konkurset ku i pari që u hap dështoi, pastaj nuk arriti të realizojë shkaku i zgjedhjeve, pastaj më vonë çdoherë që janë bërë kërkesat për punësim nuk janë miratuar edhe kjo ka rezultuar me mungesë punsimesh”.

Për dirigjenten Cupi ansambli është diçka që ajo bashkë me gjithë kolegët e saj në Tetovë e kanë ëndërruar kur kanë qenë në shkollë të mesme, ku dhe kanë nisur me Orkestrën Kamerale të të rinjëve në vitin 2015, ku dhe kanë pas edhe koncertin e parë.

“Sigurisht neve nuk do të dorëzohemi. Besoj komuniteti artistik nuk është e drejtë të dorëzohet përpara mbylljes të asnjë lloj institucioni kulturor sepse juve për momentin po drejtoheni për ansamblin sepse unë jam pjesë e ansamblit por me projekte dhe në një farë forme në këtë plan strategjik janë paraparë 11 institucione tjera kulturore të cilat rrezikohen të shkrihen ose të mbyllen” thotë Çupi.

Çupi u shpreh se për të kjo është një tragjedi sepse sipas saj në një vend ku fillojnë edhe mbyllen institucionet kulturore lë shumë sende për tu menduar dhe për te reflektuar pas.

Edhe sopranoja e njohur Besiana Mehmedi ka reaguar publikisht lidhur me zhvillimet e fundit për mundësinë e mbylljes së Institucionit Kombëtar “Ansambli Muzikor” në Tetovë, duke e cilësuar këtë si një hap të rrezikshëm për kulturën muzikore shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Në reagimin e saj, Mehmedi – e cila është edhe ideatore dhe hartuese e dokumentacionit për themelimin e këtij institucioni – thekson se Ansambli Muzikor nuk është krijuar rastësisht, por si një nevojë e domosdoshme për zhvillimin e jetës artistike shqiptare në vend.

Ajo kujton se projekti është ndërtuar mbi modele të institucioneve muzikore në Sofje, Tiranë dhe Shkup, në bashkëpunim me dirigjentë dhe profesionistë nga rajoni. Fillimisht i konceptuar si “Teatër muzikor”, institucioni është themeluar më pas si “Ansambël muzikor”, duke përfshirë koristë, instrumentistë, solistë, dirigjentë dhe profile të tjera artistike.

Sipas saj, ky institucion ka pasur rol strategjik për shqiptarët në RMV, duke krijuar mundësi punësimi për kuadro të reja artistike dhe duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt institucionalizimit të muzikës klasike, xhaz dhe asaj të popullarizuar.

Mehmedi thekson gjithashtu se themelimi i Ansamblit dhe koncerti gala i majit 2023 përbëjnë momente të rëndësishme kulturore, por se institucioni është përballur me pengesa të vazhdueshme, përfshirë anulime konkursesh dhe bllokime administrative, që sipas saj kanë çuar drejt stagnimit të qëllimshëm.

“Pavarësisht këtyre vështirësive, aktiviteti i Ansamblit ka vazhduar dhe mbyllja e tij është mision i pamundur,” shkruan Mehmedi, duke kundërshtuar fuqishëm idenë e shkrirjes së institucionit.

Ajo bën thirrje për veprim qytetar dhe institucional, duke kërkuar organizim, protesta dhe një letër të hapur drejtuar Ministrisë së Kulturës dhe institucioneve relevante.

Në fund të reagimit, Mehmedi apelon për unitet pa dallime politike, duke theksuar se mbrojtja e këtij institucioni është edhe mbrojtje e së ardhmes së muzikës shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.