Greqi/ Ekspozitë fotografike në Ambasadë: arti në fokusin e gruas shqiptare

E martë, 17 Nëntor, 2026

Në ambientet e Ambasadës shqiptare në Athinë u çel ekspozita fotografike e artistit Saimir Ahmeti, e organizuar në bashkëpunim me Shoqatën Fierake në Greqi “Myzeqeja”. Aktiviteti solli për publikun një reflektim artistik mbi jetën dhe rolin e gruas shqiptare në shoqërinë bashkëkohore.

Përmes fotografive, artisti paraqiti histori autentike dhe emocione të thella, duke vendosur në qendër kontributin dhe rëndësinë e pazëvendësueshme të gruas. Punimet u vlerësuan nga të pranishmit për realizmin dhe ndjeshmërinë, si dhe për dimensionin e tyre shoqëror që nxit reflektim mbi temat e trajtuara.

Në aktivitet morën pjesë artistë, dashamirës të artit dhe përfaqësues të komunitetit shqiptar në diasporë, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe gjithëpërfshirëse.

Programi artistik u pasurua me elementë të traditës folklorike myzeqare. Këngëtarja Brunilda Sota Hoxha, e shoqëruar nga saksofonisti Rik Hoxha, solli një interpretim të veçantë për publikun, ndërsa aktiviteti vijoi me performancën e valles dyshe myzeqare, e cila synohet të përfshihet në UNESCO.

Ambasada shqiptare ritheksoi përkushtimin e saj në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore shqiptare në diasporë, si dhe në nxitjen e bashkëpunimit mes artistëve, duke forcuar identitetin kombëtar përtej kufijve.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.