Diaspora investon në dije: Shoqata “Malësia” ndan bursa për studentët shqiptarë

E martë, 17 Nëntor, 2026

Shoqata “Malësia” në Kaliforni ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm në angazhimin e saj për komunitetin, duke ndarë për herë të parë bursa për studentët shqiptarë që studiojnë në trojet tona dhe jashtë vendit.

Ky është një investim i drejtpërdrejtë në të ardhmen e rinisë dhe një dëshmi e përkushtimit për arsimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Malësisë.

Përmes kësaj nisme, synohet të mbështeten studentët në rrugëtimin e tyre akademik, të motivohen për arritje më të mëdha dhe të ruhet lidhja e tyre me vendlindjen.

Shoqata “Malësia” uron përfituesit e bursave për këtë arritje dhe u dëshiron suksese të mëtejshme në studime dhe në jetë. Besohet se njohuritë dhe përvoja e fituar do të kthehen në vlera konkrete për zhvillimin dhe përparimin e Malësisë.

Ja postimi plotë:

Me kënaqësi ju njoftojmë se për herë të parë Shoqata jonë ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm duke ndarë bursa për studentët tanë që studiojnë në trojet tona, por edhe jashtë vendit. Kjo besojmë se është edhe një dëshmi e përkushtimit tonë për të mbështetur arsimin dhe rininë, duke investuar në ndërtimin e një të ardhmeje më të sigurt e të ndritur. Iniciativa synon të lehtësojë rrugën e studentëve tonë, ti motivojë e të forcojë lidhjen e tyre me vendlindjen. Me këtë rast, urojmë të gjithë përfituesit e bursës, duke u dëshiruar suksese në studime e jetë dhe besojmë se përvojën e aftësitë e fituara t’i ktheni në vlerë për Malësinë tonë.
Ardhmërinë e shohim në Malësi, me përkushtim dhe vizion tuja do të jeni bartësit e zhvillimit e përparimit të vendit tonë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.