Modelja dhe sipërmarrësja shqiptaro-amerikane Emina Çunmulaj është vlerësuar me çmimin “Shqiponja e Artë” gjatë Samitit të IV-t të Diasporës që u zhvillua në Tiranë.
Çunmulaj, njëkohësisht anëtare e Këshillit Koordinues të Diasporës dhe Konsulle Nderi e Shqipërisë në Florida, u nderua për kontributin e saj në promovimin e Shqipërisë dhe angazhimin në komunitetin shqiptaro-amerikan.
Pas marrjes së çmimit, ajo reagoi përmes një postimi në rrjetet sociale, ku u shpreh se ndihej e përulur dhe e vlerësuar për këtë njohje, të cilën e cilësoi si një moment me domethënie të veçantë për rrugëtimin dhe identitetin e saj.
“Ky moment mbart një kuptim që shkon përtej fjalëve—një reflektim i rrugëtimit, identitetit dhe përgjegjësisë për të vazhduar të kontribuoj me qëllim dhe krenari”, u shpreh ajo.
Çmimi iu dorëzua në ceremonin e organizuar gjatë samitit, ku u vlerësuan figura të diasporës shqiptare për kontributin e tyre në ruajtjen dhe promovimin e identitetit kombëtar.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.