Fjala e plotë në marrjen e cmimit “Shqiponja e Artë”
Besoj se në 34 vite që jam larg Shqipërisë sonte jam më shqiptare se kurrë dhe se sot është një ditë e bukur për të qenë shqiptaro-amerikane. Gjithmonë në sfond të gjithçkaje që kam bërë ka qene Shqipëria dhe idealizmi e përkushtimi për të qenë qytetarë të mirë, prindër të mirë, profesionistë të zotë dhe suportues kauzash dhe aktivist . Dua t’ja dedikoj këtë mirënjohje të gjithë veprimtarëve në komunitetin shqiptaro-amerikan, që kemi punuar vite e vite për kauza të ndryshme. Dua t’ja dedikoj prindërve të mi të cilët na kanë formëzuar të jemi njerëz të mirë, të jemi punëtor dhe të përparojmë kudo që shkojmë. Bashkëshortin tim, të cilin fati e deshi që unë të takoja një djalë nga Prishtina në New York dhe më bëri shqiptare akoma dhe më të mirë. Dhe fëmijët tanë Rina dhe Kroni të cilët akoma nuk e kuptojnë jetën tonë të dyzuar midis Shqipërisë dhe Amerikës. Gjithashtu dua të përshëndes Kryetarin e bashkisë mayor Adams si një punonjëse e qytetit të New Yorkut është një kënaqësi e imja të të uroj mirëseardhjen në Tiranë dhe gjithashtu të të falenderoj këtu për gjithçka që ke bërë për komunitetin shqiptaro-amerikan , për paradat e panumërta, ngritjen e flamurit, tryezat e rrumbullakta dhe gjithçka qe kë bërë. Kështu që faleminderit dhe mirë se erdhe në Shqipëri



