Anglicizmat e pastabilizuar në gjuhën shqipe dhe fjalori i madh i gjuhës shqipe

E martë, 17 Nëntor, 2026

Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Akademia e Shkencave të Shqipërisë, zhvilloi tryezën shkencore me temën “Anglicizmat e pastabilizuar në gjuhën shqipe: çështje të drejtshkrimit dhe të integrimit në “Fjalorin e madh të gjuhës shqipe”.
Veprimtaria u drejtua nga akad. Valter Memisha, prof. dr. Anila Omari dhe prof. dr. Anila Kananaj. Në fjalën e hapjes, akad. Valter Memisha theksoi disa çështje kryesore që lidhen me trajtimin e anglicizmave në fjalor, duke përfshirë huazimet e stabilizuara, çerdhet fjalëformuese, shkurtesat dhe huazimet e paasimiluara, si dhe nevojën për standardizim të mëtejshëm leksikografik të tyre. Ai u shpreh se “Fjalori i madh i gjuhës shqipe” (FMGJSH) është një strukturë e hapur për pasurim dhe rishikim të vazhdueshëm.
Kryetari i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, akad. Gëzim Hoxha, në fjalën e tij përshëndetëse vlerësoi rëndësinë e këtij takimi, duke theksuar sfidat që sjell ndikimi i anglishtes në shqipen bashkëkohore dhe nevojën për normëzim dhe përshtatje të huazimeve të reja.
Ai nënvizoi se gjuha shqipe, në kushtet e globalizimit dhe të ndikimit të anglishtes si gjuhë ndërkombëtare, përballet me nevojën për përthithje, përshtatje dhe normëzim të huazimeve të reja, duke ruajtur njëkohësisht identitetin e saj strukturor dhe kulturor.
Sipas tij, tryeza përbën një forum të rëndësishëm shkencor për debat dhe reflektim, i cili do të kontribuojë në orientimin e praktikave leksikografike dhe drejtshkrimore në të ardhmen.
Prof. dr. Anila Kananaj paraqiti fjalorthin me përzgjedhjen e 215 anglicizmave të rinj që u bënë objekt diskutimi në lidhje me drejtshkrimin dhe integrimin e tyre në “Fjalorin e madh të gjuhës shqipe” (2026), duke nxjerrë në pah problematikat që ato paraqesin.
Akad. emeritus Gjovalin Shkurtaj u shpreh se studimi i anglicizmave për t’u përfshirë në FMGJSH duhet bërë fjalë për fjalë dhe duhet marrë vendim për secilën fjalë, nëse duhet përfshirë apo përjashtuar. Gjithashtu, akad. Emil Lafe dhe prof. dr. Memushaj vunë theksin te kujdesi për përdorimin e anglicizmave, duke i pranuar vetëm në rastet kur shënojnë një koncept të ri dhe nuk kanë ekuivalent në shqip.
Në vijim të aktivitetit u paraqitën referime nga studiues të njohur si prof. dr. Rami Memushaj, prof. dr. Aristotel Spiro, prof. dr. Rrahman Paçarizi dhe prof. asoc. Adelina Çerpja, të cilët trajtuan vendin e anglicizmave në fjalor, parimet drejtshkrimore, zhvillimet historike të shkrimit të tyre dhe procesin e kalimit nga përdorimi i lirë në normë.
Pas diskutimeve me të pranishmit, në përfundim u theksua se “Fjalori i madh i gjuhës shqipe” mbetet një projekt i hapur për pasurim dhe rishikim të vazhdueshëm, në përputhje me zhvillimet bashkëkohore të gjuhës.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.