Lidhja e Mësuesve Shqiptarë në Greqi nderohet me “Shqiponja e Artë”

E martë, 17 Nëntor, 2026

Lidhja e Mësuesve Shqiptarë në Greqi është vlerësuar me çmimin “Shqiponja e Artë”, një ndër vlerësimet më të larta për kontribut në ruajtjen e gjuhës dhe identitetit kombëtar në diasporë.

Ky çmim përbën një njohje të rëndësishme institucionale për punën shumëvjeçare të mësuesve shqiptarë në Greqi, të cilët prej më shumë se 25 vitesh angazhohen në mësimdhënien e gjuhës shqipe dhe promovimin e kulturës kombëtare, shpesh në kushte sfiduese dhe me përkushtim të veçantë.

Çmimi iu dorëzua Kryetares së Lidhjes, Klarita Selmani , gjatë një mbrëmjeje gala në prani të përfaqësuesve të lartë të shtetit shqiptar. Në një moment simbolik, mbi 30 mësues u ngjitën në skenë, duke e kthyer këtë vlerësim në një akt kolektiv që përfaqëson të gjithë mësuesit shqiptarë në diasporë.

Në fjalën e saj, Selmanaj vlerësoi sakrificën dhe përkushtimin e mësuesve, duke i cilësuar ata si “shqiponjat e arta të kombit”, simbol i ruajtjes së identitetit dhe dashurisë për gjuhën shqipe. Ajo theksoi gjithashtu rëndësinë e mbështetjes institucionale, veçanërisht përmes programit “Mësues për Greqinë”, si një hap i rëndësishëm në forcimin e arsimit shqip në diasporë.

Lidhja ritheksoi nevojën për bashkëpunim të qëndrueshëm ndërmjet institucioneve shtetërore dhe komunitetit shqiptar në Greqi, duke e cilësuar këtë si thelbësore për zhvillimin dhe vazhdimësinë e arsimit në gjuhën shqipe jashtë vendit.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.