Roli i gjuhës shqipe në diasporë, pjesë e konferencës ndërkombëtare në Selanik

E martë, 17 Nëntor, 2026

Në ambientet e Universiteti Aristoteli në Selanik nga 2 deri më 4 prill, u zhvillua Konferenca e 7-të Ndërkombëtare “Udhëkryq Gjuhësh dhe Kulturash”, një aktivitet i rëndësishëm akademik që mblodhi studiues dhe ekspertë nga Greqia dhe vende të tjera të botës.

Përgjatë tri ditëve, konferenca u shndërrua në një hapësirë dialogu dhe reflektimi, duke trajtuar tema aktuale në fushën e gjuhësisë dhe komunikimit ndërkulturor. Diskutimet u përqendruan në çështje të shumëgjuhësisë, translanguaging (ndërthurjes së gjuhëve), edukimit ndërkulturor dhe mësimdhënies së gjuhëve në kontekste të ndryshme sociale dhe arsimore. Temat kryesore përfshinë:

  • të drejtat gjuhësore dhe integrimin e migrantëve dhe refugjatëve
  • edukimin shumëgjuhësh në shkolla dhe universitete
  • rolin e gjuhës në identitet, kulturë dhe përfshirje sociale
  • përdorimin e teknologjisë dhe metodave inovative në mësimdhënie
  • studime mbi gjuhët e trashëgimisë, dialektet dhe komunitetet bilinguale

Një vëmendje e veçantë iu kushtua praktikave të translanguaging në arsim, si dhe sfidave të mësimdhënies në mjedise multikulturore në Evropë dhe më gjerë.

Në këtë konferencë u trajtua edhe gjuha shqipe nëpërmjet temës: “Reclaiming Albanian as a heritage language in Greece; second-generation parents’ perspectives” (Rikthimi i shqipes si gjuhë trashëgimie në Greqi; perspektivat e prindërve të gjeneratës së dytë) të dy studiueseve Aspasia Chatzidaki Universiteti i Kretës, Greqi dhe Aurela Konduri Këshilli Koordinues i Arsimtarëve Shqiptarë në Diasporë.

Në aktivitet morën pjesë e emra të njohur në fushën e studimeve gjuhësore, duke ofruar një platformë të vlefshme për shkëmbim idesh dhe përvoja profesionale.

Mes ligjëruesve ishin emra të njohur studiuesish si: Andrea Young (Universiteti i Strasburgut) – mbi diversitetin gjuhësor dhe kulturor, Jim Cummins (Universiteti i Torontos) – mbi teorinë dhe prodhimin e njohurive në translanguaging,  Eleni Skourtou (Universiteti i Aegean) – mbi bilingualizmin dhe qasjet teorike moderne si dhe Joël Bellassen – mbi mësimin e gjuhës kineze dhe rolin e shkrimit.

Konferenca shërbeu gjithashtu si një mundësi për të forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar dhe për të ritakuar studiues të angazhuar prej vitesh në kërkime mbi dygjuhësinë dhe shumëkulturën, përfshirë edhe anëtarët e grupit shkencor ndëruniversitar Polidromo.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.