Ansambli “Hyjnesha” ka marrë pjesë me sukses në një aktivitet të rëndësishëm kulturor, në bashkëpunim me Instituti Albanologjik në Graz, të përfaqësuar nga Fatos Kryeziu, Qendrën “Atë Belushi”, përfaqësuar nga Ornela Radovicki, si dhe me Vilma Jazexhiu-Proko, pranë Qendrës së Studimeve dhe Publikimeve në Tiranë.
Aktiviteti u zhvillua në një atmosferë bashkëpunimi dhe mikpritjeje, ku organizatorët shprehën mirënjohje për kryetarin e komunës, Rosario Petta, si dhe për znj. Ana Maria, për organizimin dhe pritjen e ngrohtë.
Ansambli “Hyjnesha” u prezantua me një program artistik të pasur, të realizuar nën koreografinë e Dilaver Kryeziu dhe drejtimin artistik të drejtoreshës Xhejlane Raça. Performanca u dallua për interpretimin e elementeve tradicionale shqiptare dhe për cilësinë artistike.
Një kontribut i veçantë në paraqitjen skenike dhanë edhe kostumet tradicionale, të realizuara nga artistja Arta Bytyqi në bashkëpunim me “Souvenir Shop Delvina”, të cilat i shtuan ngjyra dhe autenticitet performancës.
Pjesëmarrja në paradën e arbëreshëve u cilësua si një përvojë e rëndësishme për ansamblin, duke theksuar vlerën e ruajtjes së identitetit dhe trashëgimisë kulturore shqiptare.
Organizatorët vlerësuan se ky aktivitet shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e lidhjeve me komunitetin arbëresh dhe hap rrugën për projekte të tjera të përbashkëta kulturore në të ardhmen.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.