Dy vepra të profesor Ahmet Qeriqi, “Luani i Janinës” dhe “Koha e jeniçerëve”, të përkthyera në gjuhën shqipe nga gjuha hungareze, janë prezantuar në Institutin Hungarez në Stuttgart.
Dorëzimi dhe prezantimi i këtyre veprave në Stuttgart është bërë me kontributin e veprimtarit dhe ish-konsullit të Kosovës në Vjenë dhe Stuttgart, z. Imer Xhemajl Lladrovci, me Ylber Gegën djali i atdhetarit Hysen Gega, që i kanë paraqitur ato në Institutin e Kulturës Hungareze pranë këtij qyteti.
Veprat janë pranuar dhe vlerësuar nga Dr. Dezső Szabó, udhëheqës i Institutit të Kulturës Hungareze në Stuttgart, si pjesë e bashkëpunimeve dhe interesimit për promovimin e letërsisë dhe mendimit historik shqiptar në hapësirat evropiane. Ky zhvillim vlerësohet si një hap i rëndësishëm në forcimin e lidhjeve kulturore ndërmjet institucioneve evropiane dhe kulturës shqiptare, duke i dhënë më shumë hapësirë prezantimit të autorëve shqiptarë në arenën ndërkombëtare.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.