Ministri Nufi: Shqipëria e hapur ndaj kërkesës së SHBA për bazën e Kuçovës

E martë, 17 Nëntor, 2026

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, deklaroi se Shqipëria do të shqyrtojë çdo kërkesë të mundshme nga Shtetet e Bashkuara për përdorimin e bazës ajrore të Kuçovës në operacione ushtarake kundër Iranit.

Deklarata u bë pas mbledhjes së qeverisë, ku Nufi theksoi se aktualisht nuk ka një kërkesë konkrete, por çdo vendim do të merret në momentin që një e tillë do të paraqitet zyrtarisht.

“Mbetet për t’u vlerësuar në momentin që një kërkesë e tillë do të vijë”, u shpreh ai për gazetarët.

Ministri nënvizoi se baza ajrore e Kuçovës është pjesë e infrastrukturës së NATO, çka e lidh vendimmarrjen e Shqipërisë ngushtë me angazhimet dhe detyrimet që burojnë nga anëtarësimi në aleancë.

“Baza e Kuçovës është bazë e NATO-s dhe besoj se gjithë vendimmarrja lidhet me përfshirjen e Shqipërisë në aleancë”, shtoi Nufi.

Ndërkohë, disa vende evropiane kanë refuzuar deri më tani kërkesat e mundshme të SHBA për përdorimin e bazave të tyre ushtarake në operacione kundër Iranit, duke shtuar dimensionin diplomatik dhe politik të çështjes.

Deklaratat e ministrit vijnë në një kohë tensionesh të rritura në skenën ndërkombëtare, ku çdo vendim i vendeve anëtare të NATO-s pritet të ketë ndikim të rëndësishëm në zhvillimet gjeopolitike.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.