Amfiteatri i Liqenit të Tiranës merr emrin e aktorit të madh Mirush Kabashi

E martë, 17 Nëntor, 2026

Familja e “Artistit të Popullit” Mirush Kabashi ka ftuar publikun, miqtë, kolegët dhe të gjithë ata që e kanë njohur dhe vlerësuar aktorin e madh të marrin pjesë në një mbrëmje të veçantë përkujtimore në nder të tij.

Aktiviteti do të zhvillohet më 17 prill, në orën 19:30, në përvjetorin e lindjes së tij, me qëllim jo vetëm kujtimin, por edhe përjetimin e figurës dhe kontributit të tij në jetën artistike dhe publike.

Gjatë kësaj mbrëmjeje, një moment i rëndësishëm do të jetë edhe ceremonia zyrtare e emërtimit të Teatrit të hapur pranë Liqenit Artificial në Tiranë me emrin e tij. Ky gjest simbolik synon të përjetësojë trashëgiminë e Mirushit, duke e kthyer këtë hapësirë në një vend kujtese dhe frymëzimi për brezat.

Në pamundësi për të kontaktuar individualisht të gjithë të afërmit dhe dashamirësit, familja ka zgjedhur t’i drejtohet publikisht të gjithëve përmes këtij njoftimi, duke theksuar se kjo është një ftesë e hapur për këdo që ka ndarë momente, kujtime apo mbështetje me të.

Organizatorët shprehen se mbrëmja do të jetë një bashkim emocionesh, kujtimesh dhe respekti, ku prania e të gjithëve do të jetë mënyra më e mirë për të nderuar jetën dhe veprën e tij.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.