Reflektim dhe debat mbi migrimin, identitetin dhe sfidat e lidershipit pritet të shoqërojë promovimin e romanit “In Between: The Unexpected Rise of a Migrant to Power”, i Ridvald Dhimo
Aktiviteti i cili mbahet më 14 maj 2026, ora 18:00 në University of Westminster, Londër synon të shkojë përtej një promovimi tradicional libri, duke krijuar një hapësirë dialogu mbi temat që trajton vepra, përfshirë përvojën e migrimit, ndërtimin e identitetit dhe koston personale të ambicies.
Romani ndjek historinë e Tanit, një personazh që në vitet e vona të jetës rikthen në kujtesë rrugëtimin e familjes së tij nga Shqipëria drejt Greqisë, si dhe migrimin e tij të mëvonshëm në Londër dhe Shtetet e Bashkuara. Përmes një narrative që ndërthur kujtimet personale me zhvillimet politike, vepra portretizon jetën e një individi që sfidon kufijtë shoqërorë dhe arrin deri në postin e kryeministrit, por që përballet me dilema të thella mbi identitetin, besnikërinë dhe çmimin e suksesit.
Ngjarja do të zhvillohet si një diskutim i hapur me pjesëmarrjen e panelistëve nga fusha të ndryshme. Moderimi do të bëhet nga Petros Karatsareas, studiues në University of Westminster, ndërsa në panel do të marrin pjesë edhe Dimitra Gkitsa nga University of Southampton, Lina Pazou, Rudina Suti dhe Mirela Xhafferaj nga UCL School of Slavonic and East European Studies.
Organizatorët theksojnë se diskutimi do të fokusohet në mënyrën se si migrimi nuk përbën një moment të vetëm, por një gjendje të vazhdueshme mes vendeve, ideve dhe identiteteve. Përmes ndërhyrjeve të shkurtra dhe bashkëbisedimit me publikun, aktiviteti synon të nxisë debat dhe reflektim mbi çështje aktuale si përkatësia, pushteti dhe përgjegjësia në shoqërinë moderne.
https://www.westminster.ac.uk/events/book-launch-in-between-the-unexpected-rise-of-a-migrant-to-power?fbclid=IwY2xjawRDJaZleHRuA2FlbQIxMQBzcnRjBmFwcF9pZBAyMjIwMzkxNzg4MjAwODkyAAEevGtsRnQA6ZwGNJr6fA_vTxsRzaS15Mn1c6caVE1NZPbvnPnrTvRcbrLetlk_aem_q3kciiCsI_q8RHap_zRFxg
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.