Protesta e studentëve në MV/ Ministri Hoxha: Gjuha amtare e drejtë themelore

E martë, 17 Nëntor, 2026

Reagime institucionale kanë pasuar protestat e studentëve shqiptarë në Maqedonia e Veriut, të cilët kanë kërkuar të drejtën për të dhënë provimet në gjuhën shqipe.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, përmes një reagimi në rrjetin social X, ka theksuar se përdorimi i gjuhës amtare është një e drejtë themelore dhe e garantuar me ligj, e cila nuk duhet të kufizohet nga procedurat administrative.

“E kam ndjekur me vëmendjen më të madhe shqetësimin dhe kërkesën e drejtë e legjitime të studentëve shqiptarë për dhënien e provimit në gjuhën shqipe”, u shpreh ai.

Hoxha nënvizoi se kjo e drejtë është e sanksionuar në Kushtetuta e Maqedonisë së Veriut dhe në ligjin për përdorimin e gjuhëve, duke shtuar se çdo paqartësi apo mangësi procedurale duhet të zgjidhet në mënyrë institucionale.

Sipas tij, çështja kërkon trajtim të matur dhe të përgjegjshëm, duke shmangur politizimin dhe duke respektuar standardet demokratike. “Demokracitë jo vetëm që kanë mekanizmat, por edhe pjekurinë për të harmonizuar shtetin ligjor me të drejtat e qytetarëve”, theksoi ministri.

Ai vlerësoi gjithashtu angazhimin e studentëve, duke i përgëzuar për mënyrën demokratike të artikulimit të kërkesave të tyre dhe duke kërkuar që përgjigjja institucionale të jetë në të njëjtin nivel përgjegjshmërie, përmes dialogut dhe zgjidhjeve konkrete.

Protestat e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut kanë rikthyer në vëmendje çështjen e zbatimit të plotë të të drejtave gjuhësore, një temë që mbetet thelbësore për funksionimin demokratik dhe barazinë në vend.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.