Bullgari/ Universiteti i Sofjes mbrëmje dedikuar letërsisë shqiptare

E martë, 17 Nëntor, 2026

Një mbrëmje e letërsisë shqiptare, kushtuar përvjetorëve të lindjes së shkrimtarëve Ismail Kadare (1936–2024) dhe Dritëro Agolli (1931–2017), u zhvillua më 2 prill në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski”. Ngjarja u organizua nën moton “Zërat shqiptarë në letërsinë evropiane” dhe u realizua nga dega “Ballkanistikë”, ku studiohen gjuha dhe letërsia shqipe, në bashkëpunim me Ambasadën e Shqipërisë në Sofje dhe ambasadoren shqiptare në Bullgari, znj. Inid Milo.

Në mbrëmjen letrare ishin të pranishëm ambasadorja e Shqipërisë, përfaqësues të ambasadave të Kosovës dhe Shqipërisë, drejtori i Institutit Francez në Bullgari, Luc Lévy, pedagogë dhe studentë të degës “Ballkanistikë”, ndërsa e ftuar speciale ishte Anisa Ymeri – drejtoreshë e Shtëpisë Muze Kadare–Agolli në kryeqytetin shqiptar, Tiranë.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.