Ambasada e Shqipërisë në Greqi ka bërë të ditur organizimin e një udhëtimi të përbashkët për shqiptarët që dëshirojnë të marrin pjesë në Samitin e IV të Diasporës Shqiptare, i cili do të zhvillohet në Tiranë më 13-15 prill 2026.
Sipas njoftimit, kompania Top-Lines do të ofrojë transport falas nga Athina drejt Tiranës për të gjithë të interesuarit, pa asnjë kosto financiare.
Nisja do të bëhet më 13 prill, në orën 04:00 të mëngjesit nga Athina, me ndalesa të planifikuara në Korinth, Patra dhe Janinë. Udhëtimi synon të bashkojë shqiptarët e diasporës në një event të rëndësishëm kombëtar.
Kthimi nga Tirana është planifikuar për më 15 prill, në orën 17:00.
Autoritetet bëjnë me dije se vendet janë të kufizuara dhe rezervimi është i detyrueshëm. Të interesuarit duhet të plotësojnë formularin përkatës për të siguruar pjesëmarrjen e tyre në këtë udhëtim.
Plotëso formularin këtu:
Transport i organizuar nga Athina për Samitin e Diasporës Shqiptare
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.