Britani/ Gati dokumentat për aplikimet deri më 13 mars 2026

E martë, 17 Nëntor, 2026

Ambasada shqiptare në Londër njofton të gjithë qytetarët që kanë përfunduar procesin e aplikimit (duke përfshirë marrjen e shenjave të gishtave dhe fotografisë) deri më 13 mars 2026 për pasaporta biometrike dhe karta identiteti, se dokumentet kanë mbërritur dhe janë gati për t’u tërhequr. Përjashtohen nga ky njoftim shtetasit me inicialet O.J dhe A.K.

Sipas njoftimit zyrtar, qytetarët janë informuar më parë përmes e-mail-it dhe mesazheve telefonike, përfshirë edhe ata që kanë zgjedhur shërbimin postar. Për këta të fundit është dërguar gjithashtu kodi “Tracking for Royal Mail Special Delivery”.

Dokumentet mund të tërhiqen në konsullatë nga e hëna në të premte, ora 09:00 – 16:00.
Ambasada gjithashtu njofton se datat 6 dhe 13 prill janë ditë pushimi.

Qytetarët duhet të paraqiten pranë konsullatës me kuponin e aplikimit.

Gjithashtu bëhet e ditur se të gjitha kartat e identitetit që dërgohen me postë janë të paaktivizuara elektronikisht dhe nuk mund të përdoren për shërbime bankare në Shqipëri pa kryer aktivizimin përkatës.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.