Organizata Albanian Roots zhvilloi një aktivitet të veçantë të titulluar “Pite Night”, ku pjesëmarrësit patën mundësinë të mësojnë përgatitjen tradicionale të pitës shqiptare.
Gjatë mbrëmjes, të pranishmit u angazhuan në procesin e gatimit, duke shkëmbyer përvoja dhe duke njohur më nga afër një prej elementeve të kuzhinës tradicionale shqiptare. Aktiviteti u drejtua nga Yeta’s Kitchen, e cila udhëhoqi klasën dhe prezantoi teknikat e përgatitjes së pitës.
Sipas organizatorëve, iniciativa synon të promovojë traditat shqiptare dhe të forcojë lidhjet brenda komunitetit përmes aktiviteteve kulturore dhe kulinare.
“Pite Night” është një nga aktivitetet e radhës të Albanian Roots, që synon të sjellë më afër pjesëtarët e komunitetit përmes trashëgimisë së përbashkët.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.