Një tjetër talent i ri pritet t’i shtohet shumë shpejt kombëtares shqiptare të futbollit. Bëhet fjalë për mesfushorin Luis Hasa, i cili ka vendosur të përfaqësojë Shqipërinë, pavarësisht se është lindur dhe rritur në Itali dhe ka qenë pjesë e ekipeve zinxhir të Italisë.
Vendimi i futbollistit 20-vjeçar është zyrtarizuar edhe nga FIFA, përmes platformës së saj për ndryshimin e federatave sportive, duke i hapur rrugën aktivizimit të tij me përfaqësuesen kuqezi.
I lindur në vitin 2004 në Sora, Hasa ka ndërtuar një karrierë premtuese në futbollin italian. Ai është formuar në akademinë e Juventusit, më pas është transferuar te Lecce dhe verën e kaluar u ble nga Napoli, i cili e ka huazuar në Toskanë për të fituar më shumë minuta aktivizimi.
Në sezonin aktual, mesfushori është shfaqur në formë të mirë, duke u kthyer në një nga organizatorët më të qëndrueshëm të skuadrës së tij, me 5 gola dhe 3 asistë në 25 paraqitje.
Në nivel ndërkombëtar, Hasa ka një eksperiencë të gjerë me moshat. Ai ka luajtur për Shqipërinë U-15, ndërsa më pas ka përfaqësuar Italinë në nivelet U-19 (21 paraqitje), U-20 (5 paraqitje) dhe U-21 (3 paraqitje).
Me këtë zgjedhje, Luis Hasa pritet të jetë një vlerë e shtuar për kombëtaren shqiptare, duke sjellë cilësi dhe perspektivë për të ardhmen e ekipit.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.