Në Bronx, shqiptarët mblidhen për të mbështetur kombëtaren e Kosovës

E martë, 17 Nëntor, 2026

Komuniteti shqiptar në Bronx të New York-ut do të ketë mundësinë të ndjekë ndeshjen kualifikuese për botëror Kosovw-Turqi ditën e sotme në orën 14:00, në kryqëzimin e Crescent Ave dhe Adams Place, pranë Arthur Avenue dhe rrugës “Gjergj Kastrioti Skënderbeu Way”.

Aktiviteti do të zhvillohet në formën e një “Watch Party”, ku ndeshja do të transmetohet në një ekran të madh për publikun. Organizatorët bëjnë të ditur se pjesëmarrja është falas dhe e hapur për të gjithë, ndërsa të pranishmit do të kenë mundësi të shijojnë edhe ofertat e restoranteve lokale në zonën e njohur si “Little Italy” e Bronx-it.

Nisma është mundësuar nga Mark Gjonaj, i cili ka ftuar të gjithë komunitetin shqiptar dhe dashamirësit e sportit të marrin pjesë dhe të mbështesin kombëtaren e Kosovës në këtë përballje.

Organizatorët shprehen se aktiviteti synon të krijojë një atmosferë bashkimi dhe mbështetjeje për ekipin kombëtar, duke sjellë së bashku shqiptarët në një moment sportiv të rëndësishëm.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.