Britani/ Hapet klasa e dytë e shkollës shqipe në Manchester

E martë, 17 Nëntor, 2026

Në Manchester u hap dega e dytë e shkollës shqipe, një nismë e komunitetit shqiptar për mësimin e gjuhës dhe ruajtjen e identitetit kulturor te fëmijët në diasporë.

Në aktivitet morën pjesë dhjetëra familje shqiptare, duke reflektuar interesin dhe angazhimin e prindërve për edukimin në gjuhën shqipe.

Në ceremoninë e hapjes ishte i pranishëm edhe Zëvendës Konsulli i Ambasadës së Kosovës në Londër, z. Ilir Bytyqi. Ai vlerësoi iniciativën dhe theksoi rëndësinë e përfshirjes së prindërve në procesin e mësimit të gjuhës shqipe, si dhe rolin e tyre në ruajtjen e identitetit kulturor të brezit të ri.

Në aktivitet morën pjesë edhe përfaqësues të Bashkisë së Manchester-it, përfshirë këshilltarët Jawad Amin, Fiaz Riasat, Nasrin Ali, Naeem ul Hassan, Shazia Butt dhe Shaukat Ali, të cilët shprehën mbështetje për nismën dhe angazhimin e komunitetit shqiptar në fushën e edukimit.

Ambasada e Kosovës në Londër bëri të ditur se do të vijojë mbështetjen për projekte që lidhen me mësimin e gjuhës shqipe në diasporë, përmes bashkëpunimit institucional dhe materialeve mësimore.

Erisa Isufaj organizatore e eventit falënderoi prindërit dhe pjesëmarrësit për angazhimin në realizimin e kësaj iniciative, e cila synon zgjerimin e mundësive për mësimin e gjuhës shqipe në komunitet.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.