Mësueset shqiptare në New York vlerësohen për kontributin në ruajtjen e gjuhës

E martë, 17 Nëntor, 2026

Në kuadër të aktivitetit festiv kushtuar Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, disa mësuese të përkushtuara u nderuan nga Bordi i Legjislatorëve të Westchester-it për kontributin e tyre të vyer në komunitet.

Ndër emrat e vlerësuar, një vëmendje e veçantë iu kushtua znj. Yllka Rexhepi Gashi, e cila prej vitesh shquhet për angazhimin e saj të palodhur në edukimin e brezave të rinj në New York. Përmes punës së saj, ajo ka kontribuar ndjeshëm në kultivimin e ndjenjës së atdhedashurisë, si dhe në ruajtjen e gjuhës dhe identitetit kombëtar tek fëmijët shqiptarë në diasporë.

Me përkushtim, dashuri dhe profesionalizëm, znj. Gashi ka arritur të frymëzojë nxënësit e saj që të mos harrojnë rrënjët e tyre, duke e kthyer mësimin e gjuhës shqipe në një mision të mirëfilltë. Aktiviteti i saj shkon përtej procesit arsimor, duke shërbyer si një urë lidhëse mes kulturës, traditës dhe së ardhmes së komunitetit shqiptar.

Ky vlerësim përbën një dëshmi të qartë të meritave të saj dhe një shenjë mirënjohjeje për ndikimin e vazhdueshëm që ajo ka në komunitet.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.