SHBA/ Kreu i “Jehona e Malësisë” uron Dardanët për fitoren ndaj Sllovakisë

E martë, 17 Nëntor, 2026

Nga Gjyla Halili

Kryetari i Shoqatës “Jehona e Malësisë” në Michigan, Zef Berishaj përgëzon me respekt dhe krenari Kosovën për fitoren e sontme, duke theksuar emocionet dhe gëzimin që ky sukses ka sjellë për komunitetin shqiptar në mbarë botën.

“Jemi shumë të gëzuar për këtë arritje historike të Kosovës, e cila na ka bërë të gjithëve krenarë,” ka shkruar Berishaj.

“Në të njëjtën kohë, jemi krenarë për Shqipërinë, e cila, edhe pse e humbi lojën, tregoi zemër, luftë dhe dinjitet në fushë. Humbjet janë pjesë e rrugës drejt sukseseve më të mëdha.”

Berishaj theksoi se sot festohet fitorja e Kosovës, por krenaria për Shqipërinë mbetet e paprekur, sepse shqiptarët janë një komb dhe krenaria e tyre është e përbashkët.

Postimi plotë:

Urime të përzemërta për fitoren e Kosovës! Jemi shumë të gëzuar për këtë sukses të madh dhe për emocionet që na dhuruat. Na keni bërë të gjithëve krenarë!

Në të njëjtën kohë, jemi krenarë edhe për Shqipërinë, e cila edhe pse e humbi lojën, tregoi zemër, luftë dhe dinjitet në fushë. Humbjet janë pjesë e rrugës drejt sukseseve më të mëdha.

Sot festojmë fitoren e Kosovës, por gjithashtu mbajmë kokën lart për Shqipërinë. Sepse mbi të gjitha, jemi një komb dhe krenaria jonë është e përbashkët!

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.