Ministrja Kumbaro në Qendrën Kulturore Shqiptare në Paris, fokusi gjuha shqipe

E martë, 17 Nëntor, 2026

Ministrja e Arsimit e Shqipërisë, Mirela Kumbaro, zhvilloi një vizitë në Qendrën Kulturore Shqiptare “28-11” në Paris, ku u diskutua mbi forcimin e mësimit të gjuhës shqipe dhe ruajtjen e identitetit kulturor në diasporë.

Në këtë takim mori pjesë edhe ambasadori i Shqipërisë në Francë, Dritan Tola, ndërsa bisedimet u përqendruan në nevojat konkrete të komunitetit shqiptar në Francë dhe sfidat e mësimdhënies së gjuhës amtare jashtë vendit.

Gjatë vizitës u theksua rëndësia e mbështetjes së shkollave shqipe me libra dhe materiale didaktike, si dhe nevoja për zhvillimin e metodave bashkëkohore të mësimdhënies. Po ashtu, u diskutua krijimi i hapësirave arsimore që synojnë të forcojnë lidhjen e brezave të rinj me gjuhën dhe kulturën shqiptare.

Me këtë rast, znj. Anila Smørgrav, bashkëthemeluese e Qendrës dhe Nënkryetare e Këshillit Koordinues të Diasporës (një organ këshillimor pranë qeverisë shqiptare), prezantoi rrugëtimin e krijimit të Qendrës, duke vënë në pah angazhimin e themeluesve dhe, veçanërisht, mbështetjen strukturuese të Perparim Nishorit dhe Haziz Vardarit, pa të cilën kjo hapësirë nuk do të ekzistonte sot. Ajo theksoi gjithashtu frymën e bashkëpunimit që u krijua me grupin e profesionistëve të përfshirë në funksionimin e Qendrës, një kombinim i harmonishëm që përbën vetë sekretin e qëndrueshmërisë së saj. Sepse synimi mbetet i qartë: një hapësirë e përhershme dinamike takimi për të gjithë shqiptarët, rrjetet apo shoqatat në Paris e Francë, ku secili mund të kontribuojë, të bashkëpunojë dhe të ndërtojë iniciativa me vlerë për komunitetin.  Vizita u vlerësua si një hap në drejtim të rritjes së bashkëpunimit ndërmjet institucioneve shqiptare dhe diasporës, me fokus të veçantë ruajtjen dhe promovimin e gjuhës shqipe si element kyç i identitetit kombëtar.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.