Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë ka ndërmarrë një nismë të re në kuadër të angazhimit të saj për ofrimin e shërbimeve sa më cilësore dhe gjithëpërfshirëse për shtetasit shqiptarë që jetojnë në Athinë.
Nëpërmjet këtij shërbimi të posaçëm, qytetarëve që e kanë të pamundur paraqitjen fizike në ambientet e Ambasadës – për arsye shëndetësore – u ofrohet mundësia të përfitojnë shërbime konsullore direkt në banesë ose në institucionet shëndetësore ku ndodhen.
Kjo nismë synon të garantojë akses të plotë në aplikimin për dokumente biometrike, duke përfshirë pasaportën biometrike dhe kartën e identitetit (ID), si dhe përfaqëson një hap konkret drejt rritjes së kujdesit institucional ndaj çdo shtetasi shqiptar në diasporë.
Shërbimi u dedikohet veçanërisht shtetasve që ndodhen në kushte të pamundësisë shëndetësore për të lëvizur dhe për t’u paraqitur fizikisht pranë Ambasadës.
Të interesuarit mund të paraqesin kërkesën e tyre në adresën elektronike: [email protected], duke bashkëngjitur dokumentacionin përkatës, i cili përfshin:
- kopje të pasaportës dhe kartës së identitetit aktuale;
- vërtetim mjekësor që konfirmon pamundësinë për lëvizje;
- adresën e plotë të vendbanimit ose qëndrimit;
- një numër kontakti funksional;
- kodin e aplikimit nga portali e-Albania.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.