Mema kritikon heshtjen e institucioneve pas arrestimeve të tifozëve në Serbi

E martë, 17 Nëntor, 2026

Gazetari Marin Mema ka reaguar ndaj arrestimit të katër shtetasve shqiptarë nga Policia serbe, të cilët dyshohen për nxitje të urrejtjes kombëtare, racore dhe fetare. Arrestimet lidhen me një video të publikuar në Facebook, ku ata shfaqeshin në një automjet në autostradë në Serbi, duke ekspozuar simbole të “Shqipërisë së Madhe” në përvjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s. Të arrestuarit janë ndaluar për 48 orë dhe pritet të paraqiten para Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd.

“Në Shqipëri hyn e del, soj e sorrollop, çdo fytyrë ekstremisti antishqiptar që flet e deklarohet kundër shqipërisë e shqiptarëve dhe askush nuk e prek… Hyjnë e dalin e mbajnë takime, ngrenë flamurë, shajnë e këcënojnë dhe autoritetet heshtin! Kërcet dhëmbët Vuçiçi, Vulini e shokët e tyre, këta idhtarët e ekstremizmit në rajon… dhe askush nuk reagon! Se ne i kemi tolerantë të mëdhej krerët e institucioneve, i kemi modernë…. ndërsa në Serbi arrestohen e ndalohen një grup tifozësh shqiptarë se kanë veshur bluza e vendosur shallë! Institucionet shqiptare duhet të reagojnë menjëherë! Kjo heshtje nuk është normale! Heshtja ështe bashkëpunim dhe rrezikon ta kthejë diçka të tillë në normë” ka shkruar në Facebook Mema.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.