Në Ambasadën e Kosovës në Londër u hap ekspozita “Metamorph” e artistes Gabi Pallaska, një aktivitet që mblodhi dashamirës të artit dhe përfaqësues të komunitetit shqiptar.
Në fjalën e tij përshëndetëse, ambasadori Ilir Kapiti theksoi rëndësinë e promovimit të artit dhe kulturës kosovare në arenën ndërkombëtare, si dhe rolin që artistët luajnë në ndërtimin e urave ndërkulturore. Ai prezantoi gjithashtu një përmbledhje të shkurtër të jetës dhe krijimtarisë së autores, duke nënvizuar se rrugëtimi i saj artistik ka nisur që në fëmijëri, kur arti u shndërrua në një gjuhë të natyrshme shprehjeje.
Pas fillimit të studimeve në Kosovë, Pallaska u vendos në Londër në vitin 1991, ku ndërtoi një karrierë të suksesshme në fushën e grimit, ndikim që reflektohet edhe në qasjen e saj ndaj imazheve abstrakte. Gjatë pandemisë COVID-19, ajo iu rikthye pikturës, duke hapur një kapitull të ri në krijimtarinë e saj artistike.
Artistja ndau me të pranishmit reflektime mbi ciklin e saj më të fundit, të frymëzuar nga figura e Hyjneshës në Fron, të cilën e trajton si simbol të një rrugëtimi evolutiv dhe të zhvillimit të gruas në etapa të ndryshme të jetës.
Ekspozita “Metamorph” sjell një përjetim të veçantë vizual, duke eksploruar transformimin, ngjyrën dhe emocionin përmes një qasjeje bashkëkohore artistike.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.