Greqi/ Gati dokumentat biometrike për aplikimet nga 4 deri 9 mars në Athinë

E martë, 17 Nëntor, 2026

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë njofton qytetarët se kanë mbërritur pasaportat dhe kartat e identitetit për të cilat është aplikuar në datat 4, 5, 6 dhe 9 mars 2026.

Sipas njoftimit zyrtar, tërheqja e dokumenteve biometrike mund të kryhet në dy mënyra: përmes paraqitjes fizike në sportelet e ambasadës gjatë orarit zyrtar, ose me postë/kuriere në adresën e deklaruar gjatë aplikimit.

Orari i tërheqjes në sportel është:

  • E hënë – e enjte: 09:00 – 14:30
  • E premte: 09:00 – 14:00

Ambasada thekson se për tërheqjen e dokumenteve është e detyrueshme paraqitja e kuponit të aplikimit.

Njëkohësisht, rikujtohet se kartat ID të dërguara me postë janë të paaktivizuara elektronikisht dhe nuk mund të përdoren për shërbime bankare në Shqipëri pa u aktivizuar më parë.

Autoritetet bëjnë thirrje që dokumentet biometrike të tërhiqen brenda një viti nga data e aplikimit, pasi në të kundërt ato do të konsiderohen të refuzuara.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.