Greqi/ Futbollisti rikthen mbiemrin shqiptar dhe zgjedh të luajë për kombëtaren

E martë, 17 Nëntor, 2026

Trajneri i kombëtares shqiptare, Silvino, ka shpallur listën e lojtarëve për ndeshjet e marsit, duke përfshirë edhe mbrojtësin e AEK-së, Stavros Pelios, i cili pritet të debutojë me përfaqësuesen shqiptare në kualifikueset e Kupës së Botës.

24-vjeçari, që luan në krahun e majtë të mbrojtjes dhe ka zhvilluar 33 ndeshje këtë sezon duke dhuruar katër asistime, kishte marrë fillimisht shtetësinë greke dhe kishte ndryshuar mbiemrin nga “Pilo” në “Pelios”. Megjithatë, ai ka vendosur ta rikthejë mbiemrin origjinal shqiptar.

Nën emrin Stavro Pilo, lojtari tashmë është përfshirë në thirrjet e kombëtares shqiptare. Pelios, nga fshati Finiq në Delvinë, ka vendosur të përfaqësojë Shqipërinë, duke mbajtur mbiemrin e lindjes në fanellë. Sipas raporteve, ai pritet të marrë pjesë në thirrjet e marsit për ndeshjet e kombëtares, duke hapur një kapitull të ri në karrierën e tij ndërkombëtare.

Zgjedhja për të rikthyer identitetin e tij dhe për të veshur fanellën shqiptare është një hap i rëndësishëm, si për Stavron personalisht, ashtu edhe për kombëtaren, e cila fiton një mbrojtës të përvojshëm dhe dinamik në krahun e majtë të mbrojtjes.

Pilo ka luajtur për AEK që nga viti 2023 dhe ka regjistruar 62 paraqitje, me një gol dhe shtatë asistime. Ai nuk ka marrë thirrje nga kombëtarja greke, as nga grupmoshat e reja, dhe për këtë arsye, mediat shqiptare raportojnë se lojtari 25-vjeçar është i gatshëm të integrohet në skuadrën e Shqipërisë.

Faqja shqiptare “Vetemsport” ka konfirmuar nga familja e tij se mbrojtësi ka marrë vendimin për të luajtur për Shqipërinë. Po ashtu, raporti i “Albania Team” konfirmon se trajneri Silvino do ta përfshijë në thirrjet e marsit, për ndeshjen kundër Polonisë në kualifikueset e Botërorit.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.